Lajmet

Apple liston aplikacionet më të mira të 2012-s për iPhone dhe iPad

Dec 14 2012
0 Shpërndarje
Apple liston aplikacionet më të mira të 2012-s për iPhone dhe iPad

Ditën e enjte, kompania Apple bëri të ditur përzgjedhet e saj në dyqanin e aplikacioneve App Store për vitin 2012. Nga kjo përzgjedhje mund të themi se ka disa surpriza.

Çdo vit, kompania krijon një listë të aplikacioneve më të mira për iPhone dhe iPad në një sërë kategorish.

Vitin e kaluar, vlerësimin e aplikacionit më të mirë e mori Instagram, ndërsa Snapseed u vlerësua si aplikacioni më i mirë për iPad. Një vit më vonë, Instagram-i është blerë nga Facebook-u ndërsa Snapseed nga Google. Por cila janë aplikacionet që ka zgjedhur këtë vit Apple?

Si aplikacionin më të mirë të vitit për iPhonë, kompania ka vlerësuar Action Movie FX, ndërsa Paper është aplikacioni më i mirë për iPad.

The Room u cilësua si loja më mirë e vitit për iPad ndërsa Rayman Jungle Run mori të njëjtin çmim për iPhone.

Apple përzgjedh aplikacionet më të mira në bazë të kategorive të ndryshme

Propellerhead dhe Letterpress ishin aplikacionet e vendit të dytë për iPhone. Nga ana tjetër, Action Movie FX dhe Walking Mars u vlerësuan të dytat në listë për iPad. Apple përzgjodhi edhe aplikacionet më të mira në bazë të kategorive të ndryshme, si për iPhone ashtu edhe për iPad.

Gjashtë ishin aplikacionet që u vlërësuan në secilën prej kategorive “Post-PC Creation,” “Hidden Gems,” “Disruptive Services” dhe “Intuitive Touch.” Kompania deklaroi edhe cilat ishin aplikacionet më popullore me dhe pa pagesë për vitin që po lemë pas.

Në iPhone, ky vend i takon YouTube, duke kaluar Instagram, Draw Something madje edhe Facebook. Nga ana tjetër, Angry Birds Space ishte aplikacioni më popullor me pagesë në iPhone.

Për iPad-in, Angry Bids Space HD ishte aplikacioni më popullor me pagesë ndërsa Skype for iPad u rendit i pari më popullor në listën e aplikacioneve pa pagesë. Listën e plotë të Apple’s Best of 2012 selections e gjeni duke vizituar këtë link në iTunes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>