Softuer

Apple Mac OS X Lion gati në App Store

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
Apple Mac OS X Lion gati në App Store

Por për pjesën tjetër, sistemi më i ri operativ i Apple ëstë gati për shkarkim. Mac OS 10.7 mund të jetë i gatshëm për njësinë tuaj, qysh tani nëse klkioni në App Store që keni të instluar në Mac’un tuaj të pajisur me Snow Leopard (10.6.8)…. e mëse keni një Intel Core 2 Duo, Core i3, i5 apo i7 nuk do të keni problem të punoni me këtë sistem operativ.

Shkarkimi i skedarit kërkon kohë sepse bëhet fjalë për një madhësi prej 4GB, por edhe nëse keni internet të shpejtë mos prisni ndonjë mrekulli. Sapo të jetë gati sistemi i instalimit ju do të jeni në gjendje të përfundoni procesin p rreth 20 minuta. 

Siç ka njoftuar Apple më parë, ata që kanë shpejtësi më të ngadalshme të internetit mund të shkarkojnë Lion në ndonjë dyqan të Apple, apo mund ta marrin edhe në ndonjë USB, të cilën Apple pritet ta ofroj së shpejti në treg përmes dyqanit të saj online, dhe atë me një çmim prej 69 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>