Lajmet

Apple Maps arrin në qershor?

May 29 2012
0 Shpërndarje
Apple Maps arrin në qershor?

Për hartat e ardhshme të Apple- që do t’i zëvendësojnë hartat e Google në të gjitha pajisjet e Apple-it kemi shkruar edhe më herët, por tani faqja BGR njofton se këto harta mund të hidhen në treg në muajin qershor dhe atë si pjesë integruese e sistemit të ri operativ iOS 6. Aplikacioni Maps i Apple është i bazuar në teknologjinë e sofistikuar 3D të kompanisë C3 Technologies, të cilën Apple e bleu së fundi.                              

Apple ka punuar për disa vjet për një zgjidhje të këtyre hartave dhe siç duket më në fund është gati ta publikojë aplikacionin e ri Maps për iOS.

BGR ka marrë informacione ekskluzive dhe poashtu fotografi të aplikacionit Maps, nga një burim i besueshëm. Ky burim tregon se fotografia që shihet nuk është e vërtetë, por vetëm bëhet fjalë  për një  ilustrim të bazuar në informacionet që ata i posedojnë, por nëse hartat e Apple janë vërtetë kështu, atëherë është shumë e mundur që do t’i rrezikojnë ato të Google.  

Ky aplikacion veçon një ndërfaqe të rifreskuar duke përfshirë edhe një shirit të ri të navigimit. Ky shirit, siç thuhet, ka ngjyrë argjendi në vend të ngjyrës së kaltër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>