Lajmet

Apple Maps ndalon së funksionuari për disa orë

Jun 17 2018
0 Shpërndarje
Këto çështje prekin të gjithë përdoruesit, duke përfshirë ata që përdorin platforma ku hartat alternative nuk janë një opsion, si Apple Watch ose CarPlay. Apple Maps ndalon së funksionuari për disa orë

Apple ka konfirmuar në faqen e saj të mbështetjes se Apple Maps është përballur me disa defekte të rëndësishme, duke shkaktuar probleme për njerëzit nëpër platforma të cilët janë duke u përpjekur të kërkojnë vende ose të marrin udhëzime për një destinacion, siç u raportua fillimisht nga 9to5Mac.

Nëse përpiqeni të përdorni Apple Maps, do të përpiqet të ngarkojë rezultatet për rreth 30 sekonda para se të përfundojë koha, duke treguar rezultatin “Nuk u gjetën rezultate”.

Njerëzit filluan të kuptonin problemet me sistemin, duke raportuar çështjen në mediat sociale, por faqja e statusit të sistemit të Apple nuk reflektoi problemet e shërbimeve deri para pak kohësh. Tani ajo tregon se drejtimi, navigimi dhe kërkimi nuk funksionojnë siç duhet.

Këto çështje prekin të gjithë përdoruesit, duke përfshirë ata që përdorin platforma ku hartat alternative nuk janë një opsion, si Apple Watch ose CarPlay.

Duke pritur që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt, si zgjidhje është konsideruar një shërbim alternativ i hartës nëse ju keni nevojë për udhëzime, por më pas Apple ka përditësuar faqen e saj të statusit duke vënë në dukje se çështja është zgjidhur që nga ai moment. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>