Harduer

Apple mban një aktivitet më 27 Mars, priten MacBook dhe iPad të rinj

Mar 16 2018
0 Shpërndarje
Apple gjithashtu thuhet se ka përgatitur diçka për shkollat që duan të marrin në orët e mësimit një iPad. Apple mban një aktivitet më 27 Mars, priten MacBook dhe iPad të rinj

Apple lajmëroi ditën e sotme se do të mbajë një aktivitet më datë 27 Mars më në fokus edukimin. Ftesa nuk përmban shumë informacion përveçse një logo të Apple.

Megjithatë spekulohet se prej kohësh Apple ka nisur punën për të zhvilluar modele më të lira MacBook dhe iPad.

Ky aktivitet nuk do të mbahet në kampusin e ri të Apple në Cupertino, por në një shkollë në Chigaco. Sipas Digitimes dhe analistit të KGI Securities Ming-Chi Kuo, Apple pritet të lançojë pasardhësin e MacBook Air.

Kompjuteri ri pritet të ketë ekran 13.3-inç me rezolucion 2560×1600 Retina dhe do të kushtojë mes 799 deri në 899 dollarë, një zgjedhje ideale për studentët.

Apple gjithashtu thuhet se ka përgatitur diçka për shkollat që duan të marrin në orët e mësimit një iPad. Sipas raportimeve kompania mund të lëshojë një iPad 9.7-inç me kosto prej 259 dollarësh. /PCWorld Albanian

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>