Biznes

Apple më e mirë se Microsoft dhe Intel së bashku

Jun 6 2011
0 Shpërndarje
Apple më e mirë se Microsoft dhe Intel së bashku

MacDailyNews tregoi që Microsoft kishte përfituar në treg 201.59 miliardë dollarë, ndërsa Intel 115.21 miliardë dollarë. Këto dy ndërmarrje së bashku kanë vlerën 316.8 miliardë dollarë, e cila vlerë është më e vogël se e ndërmarrjes Apple, e cila e ka vlerën 317.6 milardë dollarë.

Natyrisht, “Wintel” ende ka një mbizotërim në tregun e kompjuterëve desktopë. Sipas Gartner, në çerekun e katërt të vitit 2010, Apple kishte vetëm 7.4% të tregun amerikan në njësitë për kompjuterët personalë. Pjesa më e madhe qëndronte për kompjuterët personalë Wintel, e cila ndërmarrje kishte 92.6% të tregut.

Mirëpo, Apple u zgjerua në kategoritë e reja, si smartphone-ët dhe tabletët, ku u pasqyrua një ngritje e kësaj ndërmarrje, e cila ishte mbështetur në rritje të përdorimit. Microsoft tregoi që iPad dhe iPad 2 të prodhuesit Apple ndikuan në uljen e shitjeve të kompjuterëve personalë, gjatë pjesës së parë të këtij viti./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>