Vëzhgim

Apple më i pasur se sa qeveria amerikane

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
Apple më i pasur se sa qeveria amerikane

Derisa qeveria lufton për ta mbuluar borxhin, bilanci operativ në Uashington është 73.768 miliardë dollarë amerikanë dhe po shënon rënie.

Ndërsa Apple ka 75.876 miliardë dollarë amerikanë – ky numër vetëm sa po shënon ngritje, krahas vazhdimit të ndërmarrjes për thyerje të rekordeve dhe po i lë prapa sfiduesit e vet.

Ju vetë mund ta shikoni se sa e madhe është pasuria e Apple, sipas një raporti, të dalur së fundi.

Udhëheqja e ndërmarrjes Apple me pasuri do të theksohej edhe më tepër, nëse i krahasojmë paratë e thata më të çmueshme se sa krediti. “Bilanci operativ” i Uashingtonit paraqet sasinë e parave që mund të shpenzojë para se të jetë për borxhin.

Fraza “më i pasur se një shtet i vogël” nuk është e dëgjuar rastësisht, por kjo paraqet një gjë tjetër. Urime Steve Jobs – tani ju jeni më i pasur se njëri prej kombeve më të mëdha në botë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>