Apple merr 79.2% të fitimit të gjeneruar nga industria e telefonëve inteligjentë

Mar 8 2017
0 Shpërndarje
Parashikimet më të fundit të Strategy Analytics tregojnë se Apple vijon të dominojë fitimet e gjeneruara nga tregu global i telefonëve inteligjentë. Apple merr 79.2% të fitimit të gjeneruar nga industria e telefonëve inteligjentë Photo Source: Apple

Edhe pse raportit i fitimit krahasuar me rivalët ka rënë nga 92+% që ishte vitet e kaluara, në 2016-ën Apple mori 79.2%.

Fitimet e industrisë globale të telefonëve ishte 53.7 miliard dollar vitin e kaluar ku vetëm Apple ka fituar 44.9 miliard dollar. Samsung vinte në vendin e dytë por shumë larg të parit me vetëm 8.3 miliard dollar fitim ose 14.6 % të fitimit global.

Kjo distancë e madhe në fitim me Apple mendohet të jetë zgjeruar edhe me kastastrofën e Note 7-ës. Në vendin e tretë vjen Huawei me 929 milion dollar fitim në vit ose 1.6% të fitimit global. Oppo mori 1.5% ndërsa Vivo 1.3%.

Marxhina e fitimit të Apple ishte 32.4% vitin e kaluar ndërsa për Samsung vetëm 11.6%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>