Lajmet

Apple merr masa për rritjen e sigurisë ndaj Shellshock Bash

Oct 1 2014
0 Shpërndarje
Apple merr masa për rritjen e sigurisë ndaj Shellshock Bash

Shellshock_AppleApple ka lëshuar një përditësim për keqfunksionim Shellshock Bash për sistemin operativ OS X Lion, Mountain dhe Mavericks. Përditësimi, i cili merret direkt nga Apple dhe jo nga dyqanet virtuale Mac përditëson versionin e dosjeve të programit Bash.

KeqfunksionimI Shellshock, i cili kap serverat e rrjetit dhe mund të vjedhë informacione e të bëjë ndryshime, u bë i njohur javën e kaluar. Ky problem ka shfaqur shqetësime si te kompania ashtu edhe te përdoruesit.

Apple lëshoi një deklaratë ku thuhet se shumica e përdoruesve të Mac nuk do të preken nga ky problem. Sipas Apple këto rregullime të bëra në përditësimin e lëshuar ndihmojnë përdoruesit në keqfunksionet CVE, të cilat shoqërojnë problemin ShellShock.

Në qoftë se ju përdorni një kompjuter Mac si server rrjeti ose thjesht si një server lokal rekomandohet instalimi i menjëhershëm i këtij përditësimi. I vetmi sistem operativ, për të cilin Apple nuk ka lëshuar akoma një përditësim është ai OS X Yosemite. Mendohet që për këtë sistem Apple do të lëshojë rregullimet përkatëse shumë shpejt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>