Lajmet

Apple merr patentë për sistemin me prekje në makina

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Apple merr patentë për sistemin me prekje në makina

Apple është duke studiuar në një fushë të re, atë të makinave. Kompania mori një patentë javën e kaluar mbi bërjen dixhitale të kontrolleve të makinës, duke i dhënë mundësi përdoruesit të kontrollojë çdo gjë, që nga temperatura dhe deri te stacioni i radios vetëm me anë të prekjes.

Kjo patentë është vazhdimësi e patentës së vitit 2011, që përshkruan një sistem që do të zëvendësonte shumicën e instrumenteve të makinës. Apple foli gjithashtu për të sjellë iOS tek makinat gjatë konferencës së saj të zhvillimit.

Edhe pse kompania nuk shpjegoi shumë detaje mbi këtë ide, iOS 7 versioni test aktualisht përfshin disa funksione të përfshirjes së iOS në makina, si Airplay që do të lejojë përmbajtje nga telefoni, të shfaqet në ekranin e makinës.

iOS për makina pritet të dal në vitin 2014. Makinat që suportojnë këtë shërbim do të lejojnë iPhone 5 të lidhet me sistemin e makinës ku mund të bëhen veprime si telefonatat, marrja dhe dërgimi i mesazheve, aksesimi i muzikës, apo marrja e udhëzimeve.

Siri gjithashtu suporton kryerjen e këtyre funksioneve pa duar edhe pa parë në ekran.

Shërbimi Siri aktualisht gjendet edhe tek Chevy Spark dhe Sonic i GM nëpërmjet sistemit Chevrolet MyLink. Edhe Toyota, Honda, Audi, Mercedes, BMW, Land Rover dhe Jaguar po planifikojnë përfshirjen e shërbimit Siri në makinat e tyre. (PCWorld Albanian)

apple patent

Lajmet e fundit>