Lajmet

Apple merr patentën për teknologjinë “No Look”

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Apple merr patentën për teknologjinë “No Look”

Apple Zyra Amerikane e Patentave dhe e Markave ka aprovuar patentën për Apple për “Kontrollin e kthimit duke përdorur ndërfaqe me prekje ”.

Patenta përfshin një teknologji që përdoren në pajisjet mobile dhe regjistron lëvizje të prekjeve kur asnjë përmbajtje nuk shfaqet në ekran.

Sipas këtij krijimi, përdoruesit ndodhen në situata kur nuk mund të shikojnë ndonjë gjë midis shfaqjeve me shumë prekje. Për shembull, gjatë kohës që ndodheni në palestër.

Ky krijim e përmirëson këtë duke ofruar kontroll mbi “mos të shikuarit “, edhe kur ekrani i pajisjes është i errët.

Nga përmbajtja e patentës:

Duke lejuar përdoruesin të ketë kontroll mbi rileximin e mediave të ndryshme duke përdorur pajisje me prekje sensitive pa patur nevojën e selektimit të një opsioni në përmbajtje, pajisja elektronike mund të përfshijë një gjendje apo një konfigurim për të cilin pajisja sensitive e prekjes mund të ndjejë eventet e prekjes, por mos të shfaqe asnjë përmbajtje në ekran.

NoLook patentaPër shembull, një pajisje elektronike me një ekran me prekje mund të ketë një gjendje në të cilën asnjë lloj përmbajtje mos të shfaqet në ekranin me prekje, por ekrani është në gjendje të identifikojë eventet që bëhen nga prekjet e përdoruesit.

Sistemi i Apple përfshin një numër të gjesteve të përdoruesit që ai inicion, duke përfshirë edhe një shtypje që ndalon apo nis muzikën apo një prekje për ngritjen e volumit.

Patenta i jep kredite si krijues Duncan Kerr dhe Nick King. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>