Lajmet

Apple, Microsoft riparojnë problemin e iOS me e-mail-t e hostuara nga Microsoft

Oct 4 2017
0 Shpërndarje
iOS nuk arrin të krijonte një lidhje HTTP/2 Transport Layer Security. Apple tha se me iOS 11.0.1 problemi është zgjidhur. Apple, Microsoft riparojnë problemin e iOS me e-mail-t e hostuara nga Microsoft

Një problem në iOS 11 i cili la ca përdorues të shërbimit email të Microsoft në pamundësi për të dërguar mesazhe, është riparuar tha kompania.

Llogaritë e hostuara nga Microsoft në Outlook.com, Office 365 dhe Exchange Server 2016 nuk funksionin në iOS 11.

Ca përdorues merrnin mesazhin e gabimit:

“Cannot Send Mail. The message was rejected by the server.”

Problemi u zbulua nga përdoruesit e Apple iOS 11 në Reddit.com. më 19 Shtator Apple publikoi një dokument ku tha se ishte duke punuar me Microsoft për adresimin e problemit.

iOS nuk arrin të krijonte një lidhje HTTP/2 Transport Layer Security. Apple tha se me iOS 11.0.1 problemi është zgjidhur.

Natyra sporadike e problemit e bën të vështirë përcaktimin e numrit të përdoruesve të prekur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>