Harduer

Apple mund të braktisë iPad Mini-n

May 17 2017
0 Shpërndarje
Gjatë konferencës së zhvilluesve WWDC pritet që Apple të prezantojë një iPad të ri me ekran 10.5 inç dhe skaje më të ngjeshura. Apple mund të braktisë iPad Mini-n

Spekulimet se Apple do të lançojë një iPad të ri u pasuan nga lajmet se kompania ka braktisur familjen iPad Mini. Sipas një raporti të BGR, iPad Mini nuk do të përditësohet këtë vit dhe me shumë gjasa produkti është në fundin e rrugëtimit të tij.

Gjatë konferencës së zhvilluesve WWDC pritet që Apple të prezantojë një iPad të ri me ekran 10.5 inç dhe skaje më të ngjeshura. Ai do të ketë përmasat e modelit 9.7 inç dhe do të zëvendësojë linjën iPad Pro me ekran të vogël.

Në Mars Apple prezantoi një iPad të ri me kosto të ulët, modelin 9.7 inç i cili kushton 320 dollar dhe është më i lirë se iPad Mini 4 399 dollarësh.

Është e qartë se iPhone 7 dhe iPad-i i ri me kosto të ulët kanë qenë më popullor sesa iPad Mini, një arsye e fortë për Apple që ta braktisë atë.

Debutimi i iPad Mini në 2012-ën u prit me entuziasëm të lartë. Produkti i duhur ishte një iPad dhe atë kohë të gjithë prisnin me padurim Nexus 7-ën e Kindle Fire. Telefonët kishin ekran vetëm 3.5 inç.

iPad Mini ishte pajisja e duhur për të naviguar në ueb, ishte i lehtë dhe ofron më shumë sesa telefonët e asaj kohe. Tani ekziston mundësia që Apple ta tërheqë nga dyqanet ndërsa më shumë rreth tij do të mësojmë në WWDC. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>