Harduer

Apple mund të debutojë në Qershor një televizor të ri inteligjent

Mar 21 2015
0 Shpërndarje
Apple mund të debutojë në Qershor një televizor të ri inteligjent

28f27ecb1a7ecff6c8ed6f6cf2dfcd0722528626

Të gjitha pjesët po mblidhen dhe duket se ato po krijojnë diçka kuptimplotë; një televizor të ri Apple. Sipas BuzzFeed News, Apple po planifikon të debutojë me një televizor Apple në Konferencën Botërore të Zhvilluesve e cila do të mbahet në muajin Qershor. Ky televizor i ri pretendohet të ofrojë mbështetje për aplikacionet e palëve të treta, kontrollin me anë të zërit përmes Siri dhe ka të ngjarë që përfshijë dhe shërbimin internet TV për të cilin foli The Wall Street Journal këtë javë.

BuzzFeed zbuloi se kjo pajisje e re do të përfshijë më shumë hapsirë memorie dhe një version të çipit më të fundit të kompanisë atë A8. Një hyrje madhështore e Apple në këtë pjesë të tregut ka kohë që pritej. Televizori inteligjente aktual i kompanisë ka qënë një pajisje cilësore por tepër e thjeshtë. Sigurisht që përfshirja e dyqanit online App Store do ta bëjë televizorin e ardhshëm të Apple më të aftë dhe interesant për tu përdorur duke i ofruar përdoruesit mundësi për shumë më shumë se shikimi i televizorit.

Nëqoftëse përkrah këtij televizori debuton dhe shërbimi Internet TV, atëherë ai pritet të kthehet në lojtarin kryesor në këtë pjesë të tregut. BuzzFeed raporton se Apple TV do të përfshijë gjithashtu opsione bazike të lidhura me shtëpinë të cilat bëjnë pjesë dhe në versionin aktual të televizorit të Apple. Aktualisht Apple e ka ulur çmimin e kësaj pajisje në 69$. Kjo ka ndodhur për shkak se ajo nuk pati suksesin e pritur në treg dhe kjo në pjesën më të madhe e shkaktuar nga konkurenca, sidomos nga kompania Samsung e cila ofron në treg televizorë inteligjent vërtet tepër funksionalë dhe cilësor. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>