Lajmet

Apple mund të fillojë të shesë netbook!

May 21 2009
0 Shpërndarje
Apple mund të fillojë të shesë netbook!

Një raport nga Piper Jaffray është duke iu shtuar dy raporteve të mëhershme, duke aluduar në atë se Apple do të futet në tregun e netbook-s.

Në shënimin e drejtuar për klientë, Piper Jaffray mendon se marrja e PA Semi, vendosja e disa patentave për çipa dhe marrja në punë e disa dizajnerëve të rinj nga Apple, duket se do të kenë si rezultat interesimin më të madh të kësaj kompanie në sferën mobile.

Në vitin 2010 mund të ndodh që të kemi një tablet prej 7 inç deri në 10 inç, me një ndërfaqe të ndërlidhur me ekranin e ndjeshëm në prekje dhe e cila do të mund të kushtojë mes 500 dhe 700 dollarë – me ç’rast ky produkt do të futet në mbretërinë e netbook-ve. Piper Jaffray spekulon edhe më tej duke theksuar se kjo pajisje do të përdor një dizajn CPU-je.

A do të ketë Apple nevojë që të zhvillojë CPU-në e saj? Edhe nëse nuk ka fabrika, ky është një përkushtim serioz për dizajnim dhe inxhinieri. Momentalisht Intel dominon në tregun e netbook-s, me familjen e saj të produkteve Atom, dhe dihet se ka fituar edhe shumë çmime të dizajnit.

Kjo, natyrisht, është spekulim i thjeshtë dhe asnjëra prej këtyre gjërave që kemi përmendur mund të mos ndodhin. Shënimi i këtij klienti sugjeron se Apple mund të hyjë në produkte që garojnë me Kindle dhe që gjithashtu përdorin 3G Wireless.
 

 

Lajmet e fundit>