Harduer

Apple mund të integrojë tek pajisjet teknologjike konvertues të energjisë diellore

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Apple mund të integrojë tek pajisjet teknologjike konvertues të energjisë diellore

Apple po përpiqet të eliminojë ndërmjetësin që mundëson karikimin me energji diellore duke integruar një konvertues në pajisjet e ndryshme teknologjike që kompania prodhon.

Kjo teknologji shpjegohet në mënyrë të detajuar në patentën më të fundit të regjistruar nga Apple të quajtur: “Sisteme menaxhimi të energjisë për të pranuar përshtatësin dhe energjinë diellore në pajisjet elektronike.”

Kompania ka në plan krijimin e një sistemi për menaxhimin e energjisë që mund të drejtojë energjinë diellore tek laptopët ose pajisjet e tjera pa qenë nevoja e një konvertuesi të jashtëm.

Përdorimi i energjisë diellore për të karikuar pajisjet mobile nuk përbën një koncept të ri, por shpikja e Apple-it do të eliminojë disa pengesa që ekzistojnë në metodat aktuale. Teknologjia e re do të mundësojë integrimin në pajisje të një mikrokontrolluesi dhe një karikuesi që do të realizojnë konvertimin e energjisë diellore në energji elektrike e cila është e nevojshme për funksionimin e pajisjes.

Mikrokontrolluesi i sistemit do të monitorojë dhe rregullojë konvertimin. Energjia fillestare mund të sigurohet nga një panel diellor ose nga një përshtatës AC-to-DC (Alternating Current to Direct Current).

Duhet të kemi parasysh se sigurimi i një patente nuk garanton realizimin e kësaj teknologjie, por përbën shpresë për përdoruesit e smartfonëve dhe laptopëve të cilët mbeten pa bateri brenda pak orësh. (PCWorld Albanian)

apple-solar-power-patent

Lajmet e fundit>