Harduer

Apple mund të jetë duke punuar në XL Tablets

Aug 28 2009
0 Shpërndarje
Apple mund të jetë duke punuar në XL Tablets

Jo vetëm që Apple është duke punuar në një tablet 10 inç, por ata gjithashtu janë duke punuar në modele 13 dhe 15 inç, që funksionojnë tërësisht në Mac OS X.

Burimi në fjalë pretendon se dy prototipat me ekran të ndjeshëm në prekje, që janë të punuar nga alumini por kanë formën e iPhone-ve të mëdhenj, ishin në një fabrikë në Shenzuen të Kinës. Një prej tyre ishte duke funksionar plotësisht me Mac OS X 10.5. Kur u pyet, burimi nuk përcaktoi arsyet nëse është krijuar thjeshtë për qëllime të demonstrimit, ose ishin vërtetë njësi para-prodhuese.

Siç kanë thënë edhe më parë, kur secili është i fokusuar në tabletin 10 inçësh me iPhone OS, ky lajm nuk është edhe aq befasues. Është e mundur që Apple është duke eksploruar edhe faktorë tjerë të formës, dhe këto dy modele munden ose nuk munden të përfundojnë në prodhim final.

Sipas thashethemeve Apple është pothuajse në fazat finale të zhvillimit të Apple Tablet, një 10 inçësh me sistem operativ të iPhone. Ndërsa disa burime të ndryshme theksojnë se Steve Jobs, është personalisht duke udhëhequr punën në lidhje me këtë produkt.

Lajmet e fundit>