Harduer

Apple mund të ketë rregulluar problemin me përthyerjen e iPhone 6 Plus

Nov 1 2014
0 Shpërndarje
Apple mund të ketë rregulluar problemin me përthyerjen e iPhone 6 Plus

iphone6-bend-testQë në momentin që telefoni inteligjent iPhone 6 Plus u prezantua nga kompania Apple, disa përdorues filluan të ankoheshin se telefoni deformohej në momentin që mbahej në xhepin e pantallonave. Apple në atë kohë deklaroi se vetëm 10 njerëz ishin ankuar, megjithatë kjo mjaftoi që kompania të marrë masa për të rregulluar këtë problem.

Disa përdorues të iPhone 6 Plus-it kanë raportuar se Apple mund ta ketë rregulluar këtë problem pa e nxjerrë iPhone 6 Plus-in në shitje në të gjithë botën. Kështu një përdorues raporton se iPhone 6 Plus që ai ka blerë është i ndryshëm me atë që bashkëshortja e tij e bleu pak pas daljes në treg të këtij telefoni inteligjent.

Ai pretendon se modeli i ri nuk është aq i lëmuar kur e prek, në krahasim me modelin e mëparshëm, që do të thotë se Apple mund të ketë përdorur një material më të fortë. Ai madje e vendosi iPhone 6 Plus-in poshtë një mikroskopi dhe pa një objekt të kuq të vendosur poshtë butonit të volumit. Ky objekt nuk ishte i vendosur tek iPhone 6 Plus i gruas së tij. Thuhet se ky objekt ndihmon në forcimin e telefonit, kështu ai nuk mund të “deformohet” lehtë.

Ai peshoi gjithashtu dy telefonët dhe zbuloi se modeli i tij peshonte 21 gramë më shumë, edhe pse ka shumë mundësi që versioni me 128GB hapësirë mund të peshojë pak më shumë se versioni me 16GB hapësirë që ka gruaja e tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>