Harduer

Apple mund të lancojë në Shtator iPhone “buxhetor”

Apr 20 2018
0 Shpërndarje
Këto çmime do ta vendosin Apple në avantazh edhe me konkurrentët e saj duke qënë se produktet Apple janë gjithmonë më të kushtueshme duke favorizuar smartfonë të llojit Android. Apple mund të lancojë në Shtator iPhone “buxhetor”

Një iPhone i ri pritet të dalë së shpejti në treg duke konkurruar të gjithë versionet e mëparshëm për nga çmimi i shitjes. Janë duke qarkulluar zëra se Apple do të lancojë një iPhone 6.1 inç me një çmim jo më shumë se 550$.

Ky iPhone i ri mund të vijë në dy variante: një variant me dy karta SIM dhe një variant me vetëm një kartë SIM. Me një SIM do të mendohet të kushtojë rreth 550$ dhe me dy SIM rreth 650$. Këto çmime do ta vendosin Apple në avantazh edhe me konkurrentët e saj duke qenë se produktet Apple janë gjithmonë më të kushtueshme duke favorizuar smartfonë të llojit Android.

iPhone i ri që do të dalë në treg do të jetë forma më e lirë e atyre që tashmë janë në shitje si iPhone X dhe iPhone X Plus. Madje zërat thonë edhe që Apple mund të sjellë sërish për publikun telefonin e famshëm iPhone SE në fund të këtij viti.

Sigurisht, Apple ende nuk ka konfirmuar këto zëra. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>