Harduer

Apple mund të mos përdorë më çipet e Intel-it në kompjuterët Mac

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Apple mund të mos përdorë më çipet e Intel-it në kompjuterët Mac

Apple, me shumë mundësi, do të reshtë së përdoruri çipet e Intel në kompjuterët Mac, për t’iu dhënë më tepër përhapje çipeve të ngjashme me ato të iPad-it apo iPhone-t.

Sipas një raporti nga Bloomberg, inxhinierët e kompanisë mendojnë se çipet e tyre do të jenë mjaftueshëm të fuqishëm në të ardhmen për të operuar në laptopë apo kompjuterë desktop. Megjithatë, ky ndryshim nuk pritet në pesëvjeçarin në vazhdim.

Kalimi i vitit 2005 nga procesorët PowerPC tek ato x86 të Intel-it ishte një nga lëvizjet më të papritura nga Apple, duke qenë se kompania kishte deklaruar herë pas here se procesorët PowerPC ishin më të mira se ato të Intel-it.

Apple njihet për laptopët super të hollë dhe të lehtë

Por, tabletët dhe smartfonët e tyre aktualë, të cilët përdorin çipe jashtëzakonisht të vegjël e që konsumojnë shumë pak energji, po tregojnë rrugën nga e cila do të drejtohet e ardhmja e kësaj teknologjie.

Apple njihet për laptopët super të hollë dhe të lehtë, si MacBook Air apo i fundit 13 inç me Retina Display, MacBook Pro. Këto lloj pajisjesh mund të përfitonin nga çipet e lartpërmendura.

Largimi i një kompanie gjigante si Apple do të ishte një goditje e fortë për Intel-in, të cilët po përpiqen të kapin një pjesë të tregut të smartfonëve dhe tabletëve me linjën e vet të çipeve, të quajtura Atom. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>