Harduer

Apple mund të ndërtojë një telefon me palosje

Nov 29 2017
0 Shpërndarje
Telefonët me ekran që palosen kanë filluar të shfaqet prej muajsh në horizont. Lenovo tashmë ka treguar disa telefonë siç është modeli Folio. Apple mund të ndërtojë një telefon me palosje

Në një të ardhme të afërt do të shohim një telefon që paloset nga Apple. Gjigandi Amerikan ka aplikuar për një patentë ku detajohet një pajisje fleksibël.

Megjithatë vizatimet që shoqërojnë mënyrën sesi kjo teknologji do të funksionojnë nuk na ndihmon shumë dhe autorët thonë se mund të bëhet fjalë për një telefon, tablet e madje edhe laptop.

Telefonët me ekran që palosen kanë filluar të shfaqet prej muajsh në horizont. Lenovo tashmë ka treguar disa telefonë siç është modeli Folio.

Xiaomi vitin e kaluar tregoi një panel fleksibël ekrani e madje edhe Microsoft ka marrë një patentë për një tablet që paloset.

Nga ana tjetër Samsung raportohet se prej kohësh është duke ndërtuar një Galaxy X. Gjithashtu ka pasur spekulime se Apple është duke punuar me LG-në për një iPhone me palosje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>