Harduer

Apple mund të prezantojë iPhone 8 më 12 Shtator

Aug 24 2017
0 Shpërndarje
iPhone 8 pritet të sjellë një ridizajnim drastik krahasuar me iPhone 7-ën si dhe ekran pa skaje “edge-to-edge” 5.5 inç. Apple mund të prezantojë iPhone 8 më 12 Shtator Photo Source: iDropNews

Telefoni i shumëpritur i Apple, iPhone 8, mund të prezantohet në një aktivitet të datës 12 Shtator citon një raport i fundit.

Tim Cook do të jetë ai që do të zbulojë të tre telefonët në aktivitetin tradicional të Shtatorit ku përfshihen iPhone 7S, iPhone 7S Plus dhe iPhone 8.

Nisur nga përvoja e së kaluarës, telefonët dalin në shitje një javë pas prezantimit që i bie të jetë data 22 Shtator.

iPhone 8 pritet të sjellë një ridizajnim drastik krahasuar me iPhone 7-ën si dhe ekran pa skaje “edge-to-edge” 5.5 inç.

Sa i përket përmasave telefoni do të jetë aq sa iPhone 7 por hapësira e siguruar nga heqja e butonit fizik të vetëm do të sigurojë vend për ekranin 5.5 inç.

Në përkujtim të 10 vjetorit të iPhone, Apple do të sjellë disa veçori të reja unike për iPhone 8-ën si teknologjia e njohjes së fytyrës, realitetin e shtuar dhe ngarkimin wireless.

Ekziston mundësia që prezantimit do të mbahet më 6 Shtator kompania do të kishte lajmëruar shtypin një javë përpara që i bie të jetë java e ardhshme. Prezantimi i tij në fillim të këtij muaji do të rriste shitjet e kompanisë dhe pritshmëritë nga raporti financiar i 30 Shtatorit.

iPhone 8 do të jetë telefoni më i shtrenjtë i kompanisë me çmime që mund të variojnë nga 1,200 deri në 1,400 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>