Harduer

Apple mund të prezantojë një iPhone X Plus me ekran 6.5 inç vitin e ardhshëm

Nov 13 2017
0 Shpërndarje
Ai do të kushtojë mes 649 deri në 749 dollar dhe do të ketë ekran pa skaje. Megjithatë ai do të jetë vetëm ekran LCD me dendësi pikselash prej 320 deri në 330 piksel për çdo inç. Apple mund të prezantojë një iPhone X Plus me ekran 6.5 inç vitin e ardhshëm

Analisti i KGI Securities doli me një deklaratë të bujshme ditën e sotme duke thënë zbuluar planet e Apple për vitin e ardhshëm.

Sipas tij kompania do të prezantojë tre iPhone të rinj ku secili ka ekran pa skaje.

Pasardhësi i iPhone X do të jetë po të njëjtën madhësi. Sipas Kuo, ky iPhone i ri do të ketë ekran 5.8 inç dhe densitet pikselash prej 458 për çdo inç. Aq ka edhe iPhone X aktual.

E nëse 5.8 inç nuk mjaftojnë, Kuo thotë se Apple do të prezantojë një 6.5 inç. Madje do të jetë gjithashtu ekran OLED me densitet prej 480 deri në 500 piksel për çdo inç.

Por kjo nuk është e gjitha. Apple nuk ka në plan të fokusohet vetëm tek telefonët me kosto të lartë që fillojnë nga 1,000 dollar. Kompania do të prezantojë edhe një pasardhës të iPhone 8-ës por me disa inovacione të iPhone X.

Ai do të kushtojë mes 649 deri në 749 dollar dhe do të ketë ekran pa skaje. Megjithatë ai do të jetë vetëm ekran LCD me dendësi pikselash prej 320 deri në 330 piksel për çdo inç.

Mund të ketë ekran 6.1 inç dhe sensorët e Face ID. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>