Harduer

Apple mund të prodhojë një HDTV?

Apr 14 2011
0 Shpërndarje
Apple mund të prodhojë një HDTV?

Apple Insider ka raportuar se analisti Brian White nga Ticonderoga Securities ka arritur të ketë në posedim një letër drejtuar investitorëve të një panairi elektronik në Kinë që sugjeron se prefikset “i” mund të jenë së shpejti pjesë e një produkti të ri, përkatësisht një TV-je të mençur. Ai thekson për Apple Insider se “Në hulumtimin tonë ne sugjerojmë se ky TV i mençur do të jetë shumë më i madh sesa gjenerata e dytë miniaturale Apple TV që kompania paraqiti në treg gjatë vjeshtës së kaluar, dhe në fakt do të jetë një produkt i plotë televiziv për konsumatorë”.

Në raport ai më tej shton se analistët kanë parashikuar futjen e Apple në tregun e HDTV-ve, por megjithatë kjo nuk mund të konsiderohet informatë shumë e besueshme, sepse në fund të fundit ky është mendimi i autorit të raportit. Jared Newman nga TechLand sugjeron se Apple mund të mos futet në tregun e HDT-ve edhe për një kohë të caktuar për shkak se “Apple shikon harduerin televiziv si investim të rrezikshëm. Margjinat e profitit janë të vogla dhe çmimet vazhdimisht pësojnë rënie. Për kontrast, produktet e Apple gjenerojnë profit të lartë dhe çmimet e tyre bien rrallë”.

Pavarësisht kësaj, të dhënat e fundit sugjerojnë se konsumatorët me të hyra të larta që përdorin produktet e Apple, janë duke u larguar prej televizorit tradicional, dhe kjo tregon që nëse Apple paraqet një TV në fund të vitit 2011 ka gjasa që të integrojë në të produkte transmetuese si iTunes/AirPlay që janë bërë një prej elementeve kyçe të këtij produkti të Apple.

Momentalisht ekrani më i madh i Apple është 27 inçëshi iMac (që duket vërtetë i jashtëzakonshëm) dhe padyshim që një TV i madh i ngjashëm me të që qëndron në dhomën tuaj të ndejës do të duket gjithashtu mahnitshëm. Por për momentin e përfunduam punën me spekulime. Ndërsa pyetja e vërtetë është “kur”? /pcwordlalbanian

Lajmet e fundit>