Harduer

Apple mund të sjell iPhone-in prej floriri

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Apple mund të sjell iPhone-in prej floriri

iphone floriSipas një publikimi japonez, një smartfon prej floriri do të jetë një nga “kartat” që do të luaj Apple, që pritet të lançojë një pajisje iPhone gjatë këtij viti bashkë me gjeneratën e re të modeleve iPad.

Edhe pse dihet pak mbi karakteristikat e reja të gjeneratës së shtatë që do të sjellë iPad, publikimi tregonte se pajisja e re e iPhone do të jetë prej floriri.

Kjo nuk është hera e parë që flitet mbi një smartfon të mundshëm të Apple prej floriri. Pritet që Apple gjatë vjeshtës të prezantojë modelet e reja dhe aty të vërtetohet apo të shihet smartfoni prej floriri i kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>