Harduer

Apple mund të vonojë prodhimin e iPhone 6 me madhësi 5.5inç

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Apple mund të vonojë prodhimin e iPhone 6 me madhësi 5.5inç

gsmarena_003Me sa duket iPhone me ekranin 5.5 inç nuk do të hidhet në treg krahas atij me madhësi 4.7 inç. Kompania ka deklaruar se ka hasur probleme me prodhimin e iPhone 6 me këto përmasa.

Prodhuesit e pajisjeve të Apple kanë shpjeguar se ekrani prej safiri i këtyre telefonëve inteligjent ka shfaqur probleme në skajet e tij.

Zonat në pjesën anësore të këtij telefoni kanë shfaqur ndjeshmëri të ulët dhe mosfunksionim të rregullt. Duhet theksuar se Apple thjesht do të shtyjë datën e lançimit të këtyre telefonëve deri në momentin që ky problem do të rregullohet.

Ky është një lajm i mirë për kompaninë rivale Samsung, pasi ajo do të kishte rivalë edhe në telefonët inteligjentë të madhësive 5.5 inç. Shumë përdorues të pajisjeve teknologjike të Apple u treguan shumë entuziastë mbi iPhone-in me përmasat 5.5 inç, por mesa duket ata duhet të presin edhe disa muaj të tjerë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>