Biznes

Apple Music arrin 20 milion abonentë

Dec 7 2016
0 Shpërndarje
Apple Music arrin 20 milion abonentë

_92863859_itunes_grabApple ka premtuar se do të krijojë marrëveshje ekskluzive me artistët për shërbimin e muzikës i cili tashmë ka kaluar 20 milion abonentët për herë të parë.

Ka patur kritikat vazhdimisht se modeli aktual i biznesit ndjekur nga Apple Music dëmton konsumatorët njëkohësisht edhe artistët. “Nuk besoj se përmbajtjet ekskluzive apo promocionet janë diçka e re,” tha shefi i Apple Music Eddy Cue.

Cue vijoi më tej duke thënë se Cue ka hostuar mëse 70 përmbajtje muzikore ekskluzive viitn e kaluar, gjashtë prej të cilave kanë qenë në krye të klasifikimeve në SHBA.

Lançuar në 2015-tën, Apple Music është bërë lojtari i dytë madhor në treg pas Spotify i cili ka 50 milion abonentë. Popullariteti në rritje bëri që për herë të parë kjo industri të gjeneronte fitim dhe të ardhura kolosale pas 20 vitesh.

Apple, Deezer, Tidal dhe Spotify tarifojnë 10 dollar në muaj për qasje të palimituar në albume këngësh. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>