Lajmet

Apple Music arrin në 36 milion abonentë me pagesë

Feb 5 2018
0 Shpërndarje
Në rang global Spotify ka një avantazh të qartë me mbi 70 milion abonentë me pagesë. Apple Music arrin në 36 milion abonentë me pagesë

Apple Music numëron 36 milion abonentë me pagesë në mbarë botën një rritje me 6 milion krahasuar me Shtatorin.

Apple konfirmoi për The Wall Street Journal numrin e abonentëve duke treguar se shërbimi i muzikës së gjigantit të iPhone po rritet më shpejt se Spotify.

Pritet që së shpejti Apple Music të eklipsojë Spotify në SHBA për nga popullariteti.

Në rang global Spotify ka një avantazh të qartë me mbi 70 milion abonentë me pagesë.

Spotify gjithashtu ofron një shërbim falas por me reklama për 140 milion përdoruesit e saj.

Kompania u zgjeruar në SHBA në 2011-ën ndërsa Apple Music debutoi menjëherë në 100 vende të botës në 2015-ën.

Sa i takon shërbimeve të dy kompanitë ofrojnë plane individuale për 9.99 dollarë, plane studentore për 4.99 dollarë dhe plane familjare për 14.99 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>