Analiza

Apple Music e ka të vështirë të ruajë ritmin e Spotify

Feb 7 2018
0 Shpërndarje
Startupi Suedez kërkon të dalë në bursë së shpejti menjëherë pasi tha se ka 70 milion abonentë me pagesë. Apple Music e ka të vështirë të ruajë ritmin e Spotify

Kur Apple lançoi Apple Music në 2015-ën, shumë njerëz hipotetizonin se kur Apple do të arrinte Spotify dhe a do të ishte e mundur diçka e tillë.

Fuqia financiare dhe e marketingut e Apple e kombinuar me miliona pajisjet iOS që ka shitur dukeshin një kombinim vdekjeprurës për pionerët Suedezë të aplikacionit të muzikës.

Megjithatë kanë kaluar tre vite dhe Spotify me sukses ka mbajtur distancën me Apple. Hendeku mes tyre kishte qëndruar në 20 milion përdorues.

Megjithatë vitin e kaluar Spotify filloi të largohej nga Apple dhe në fillim të vitit diferenca shkoi në 34 milionë.

Startupi Suedez kërkon të dalë në bursë së shpejti menjëherë pasi tha se ka 70 milion abonentë me pagesë.

Apple pak ditë më parë tha për Wall Street Journal se ka 36 milion abonentë me pagesë të Apple Music. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>