Lajmet

Apple në bisedime për të lëshuar HealthKit-in për profesionistët e mjekësisë në SHBA

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Apple në bisedime për të lëshuar HealthKit-in për profesionistët e mjekësisë në SHBA

healthimprovementsApple është duke u përgatitur që të lëshojë mjetet e veta për zhvillim për profesionistët e shëndetit për Healthkit përgjatë SHBA-së dhe ka qenë duke realızuar bisedime me ofruesit e shërbimeve të ndryshme të shëndetësisë atje, siç raporton Reuters.

Apple thuhet që është duke e ofruar HealthKit-in dhe aplikacionin e vet të shëndetësisë sikur të jetë një zgjidhje “të gjitha në një” për profesionistët e mjekësisë për të ruajtur të dhënat e pacientëve si shtypja e gjakut, pulsi dhe pesha.

Apple është duke shpresuar që edhe fizikanët të përdorin të dhënat në dispozicion për të përmirësuar diagnozën. Kompania është duke shikuar që të bashkëpunojë edhe me ofruesin e regjistrave për shëndetin elektronik, Epic Systems, për të integruar softuerin dhe shërbimet e veta.

Artikulli thotë që Apple me siguri do të ballafaqohet me sfida në fushën e të dhënave mobile shëndetësore për shkak të kërkesave për privatësi. Aplikacioni Health i Apple dhe mjetet e zhvillimit HealthKit së pari u paraqitën gjatë qershorit të këtij viti në konferencën WWDC.

Aplikacioni Health iu mundëson përdoruesve që të ndjekin dhe të fusin matje të ndryshme rreth shëndetit nga pajisje të ndryshme dhe mund të shfaqë po ashtu një paraqitje të tërë shëndetit me të dhënat e grumbulluara.

HealthKit për zhvillues mund të përfshıhet në aplikacionet e shëndetit dhe ushtrimeve fizike për t’iu qasur të dhënave të ruajtura brenda aplikacionit të shëndetit. Edhe Health edhe HealthKit do të shiten si pjesë e sistemit të ri operativ mobil të Apple gjatë vjeshtës së këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>