Lajmet

Apple në gjykatë për monopolizimin e tregut të aplikacioneve të iPhone

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Apple duhet të përballet në gjykatë me pretendimet e konsumatorëve se është përpjekur të monopolizojë tregun e aplikacioneve përgjatë periudhës 2007-2013, një padi e cila nëse vertetohet mund ti kushtojë gjigandit Amerikan qindra miliona dollar. Apple në gjykatë për monopolizimin e tregut të aplikacioneve të iPhone

Çështja e cila u pushua nga një gjykatë e një shkalle të ulët u ringjall nga një gjykatë Federale në San Francisco ditën e Enjte. Paneli prej tre gjykatësish arriti në përfundimin se vendimi i gjykatës së parë ishte i gabuar kur kishte thënë se konsumatorët nuk kishte prova të mjaftueshme për të paditur Apple si blerës direktë.

Padia fillon që në 2011-tën dhe thoshte se Apple ka shkelur ligjet Amerikan duke kërkuar që aplikacionet e iPhone të shiten në App Store duke ndaluar shitjen e tyre nga zhvilluesit në forma të tjera.

Zhvilluesit e aplikacioneve për iPhone duhet ti japin Apple 30% të vlerës dhe jo vetëm por kompania vendos kur çmimet rriten dhe pengon hyrjen e konkurrentëve në tregun e aplikacioneve.

Apple hodhi në treg iPhone në 2007 duke krijuar një mur përmes të cilit vetëm aplikacionet e aprovuara nga kompania lejoheshin në hynin në telefon.

Përfaqësuesi ligjor i paditësve, Mark Rifkin, tha se miliona konsumatorë do të kenë mundësi të marrin 30% nga shitjet e aplikacioneve. Nga ana tjetër Apple tha se nuk shiste softuer në mënyrë direkte, përkundër shiste softuer të distribuimit të shërbimeve për zhvilluesit.

Apple solli në vëmendjen e gjykatësve një vendim të 1977 i cili thoshtë se konsumatorët nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim për një produkt që vetë kompania nuk e shet në mënyrë direkt.

Megjithatë paneli i gjykatës federale tha se gjykata e parë kishte gabuar në pranimin e këtij argumente sepse përdoruesit e iPhone janë konsumatorë direktë të përmbajtjes në App Store. Kompania nuk ka dhënë zyrtarisht një koment lidhur me ngjarjen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>