Lajmet

Apple në Kinë këshillon përdorimin e mbushëve zyrtarë për iPhone

Jul 27 2013
0 Shpërndarje
Apple në Kinë këshillon përdorimin e mbushëve zyrtarë për iPhone

Apple këshillon konsumatorët e vet në Kinë që të përdorin mbushësit e vet zyrtarë USB për pajisjet e tyre.

Ky reagim i kompanisë vjen teksa policia vazhdoi të premten hetimet për vdekjen e një vajze në Kinë për shkak të kontaktit me energjinë elektrike, që mund të ketë të ardhur nga një iPhone, në momentet që pajisja po karikohej.

Ndërmarrja ka përditësuar uebfaqen e vet të bazuar për Kinën duke përfshirë një faqe të re që jep hollësi për mbushësit e ndryshëm USB të ndërmarrjes.

“Apple gjithmonë ka vendosur në radhë të parë sigurinë e përdoruesit dhe si rezultat të gjitha produktet tona kanë shkuar përgjatë testimit rigoroz të sigurisë dhe qëndrueshmërisë,” thuhet në faqe. “Ato janë po ashtu të dizajnuara në përputhje me standardet për siguri të qeverive nga e mbarë bota.”

Ndërmarrja postoi faqen rreth dy javë pasi një grua 23 vjeçare e quajtur Ma Ailun gjeti vdekjen nga kontakti i energjisë elektrike. Sipas raportimeve lokale kineze, anëtarët e familjes dyshojnë që forma e mbushjes së pajisjes iPhone nga Ma mund të ketë shkaktuar vdekjen e saj.

Apple ka thënë që është duke e hetuar rastin dhe është duke bashkëpunuar me autoritetet. Ndërmarrja nuk komentoi menjëherë në lidhje me këtë gjatë të premtes. (PC World Albanian)

apple kin

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>