Harduer

Apple nënshkruan kontratë me Samsung për çipat e gjeneratës së ardhshme të iPhone

Jul 15 2013
0 Shpërndarje
Apple nënshkruan kontratë me Samsung për çipat e gjeneratës së ardhshme të iPhone

Marrëdhënia mes Apple dhe Samsung nuk është aq e tensionuar sa të parandalojnë ndërmarrjen koreano-jugore që të ofrojë çipa që do të jenë pjesë e gjeneratave të ardhshme të pajisjes iPhone. Samsung do të furnizojë Apple me çipat A9 të bazuar në një nyje përpunimi prej 14 nanometrash në 2015-ën, raportoi gjatë të hënës Korea Economic Daily. Çipi, sipas raportit, pritet të dalë në prodhim në vitin 2015 dhe të fuqizojë një iPhone që hipotetikisht është etiketuar si “iPhone 7” që mund të lëshohej në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Raporti vjen vetëm në javë pasi një tjetër agjenci lajmesh raportoi se Apple dhe Ndërmarrja për Prodhim të Gjysmëpërçuesve nga Tajvani kanë arritur një kontratë 3 vjeçare për zhvillimin e çipave të serisë A të Apple, duke e zgjeruar tërë rrugën e luginës të quajtur A9.

Deri më tani, Samsung ka qenë prodhues ekskluziv i procesorëve të serisë A të Apple për pajisjet e veta me iOS – duke përfshirë çipin e tanishëm A6. Por Apple është raportuar që ka qenë duke i zvogëluar porositë e veta për tek gjiganti elektronik nga Koreja e Jugut për gjeneratën e ardhshme të pajisjes iPhone teksa provonte që të bënte një llojllojshmëri të linjës së furnizimit për të zvogëluar varshmërinë e vet me “armikun” dhe sfiduesin e vet ligjor. (PCWorld Albanian)

Prime iPhone

Lajmet e fundit>