Biznes

Apple nënshkruan marrëveshje me China Mobile

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Apple nënshkruan marrëveshje me China Mobile

ipgone gold 5sPas shumë kohësh bisedimesh, Apple ka nënshkruar një marrëveshje me China Mobile që do të mundësojë shitjen e pajisjeve iPhone në bartësin më të madh në botë.

The Wall Street Journal së pari raportoi lajmin, duke thënë që telefonët duhet të jenë në dispozicion më vonë këtë muaj; kjo do të mund të planifikohej rreth një ngjarjeje më 18 dhjetor kur China Mobile do të lajmërojë një brend për shërbimin e vet të ri 4G.

Marrëveshja mund t’i jepte ndërmarrjes Apple qasje për mbi 700 milionë konsumatorë në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

China Mobile është parë si një cak i rëndësishëm për ndërmarrjen Apple për vite. Kryetari i saj në atë kohë Wang Jianzhou, tha që iPhone do të vinte tek bartësi dy vite më parë; spekulime të tjera u paraqitën edhe më tej kur u bë lëshimi i iPhone 5S dhe 5C me mbështetjen për rrjetet e pazakonshme TD-LTE të China Mobile dhe mori miratimin e rregullatorëve kinezë.

iPhone tashmë është në dispozicion në konkurrentët më të vegjël të China Mobile, China Telecom dhe CHina Unicom.

Marrëveshja vjen pas situatës në Japoni, kur bartësi udhëheqës NTT Docomo më në fund filloi të shes iPhone pas humbjes së abonentëve nga rivalët më të vegjël SoftBank dhe KDDI. Apple tani duket të ketë siguruar qasje të gjerë për dy nga tregjet më të rëndësishme në Azi. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>