Biznes

Apple njofton se ka shitur 21 milionë iPhone 6 dhe 6 Plus

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Apple njofton se ka shitur 21 milionë iPhone 6 dhe 6 Plus

gsmarena_001 (2)Ka kaluar afërsisht një muaj që nga lançimi i telefonëve inteligjent iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus nga kompania Apple. Deri tani numri i përdoruesve të këtyre telefonëve ka kapur një shifër prej më shumë se 21 milionë përdoruesish. Sipas informacioneve të marra nga kompania Typhone.nl, Apple shiti rreth 4 milionë iPhone 6 Plus dhe 17 milionë njësi të telefonit itneligjent iPhone 6.

Me këto shifra kompania Apple gjithashtu lëshoi disa foto infografike, të cilat vendosin gjërat në perspektivë. A e dinit ju se bateritë e 21 milion telefonëve inteligjent iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë aq energji sa për të siguruar që makina elektrike Tesla Model S të qarkullojë rreth tokës 25 herë? Në qoftë se vendosni pas njëra-tjetrës të gjitha njësitë e shitura të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do të formonit një kullë 16.5 herë më të madhe se mali Everst, i cili është 8,848 m mbi nivelin e detit. Këto ishin disa nga faktet, interesante që Apple kishte shtuar në fotot infografike. (PCWorld Albanian)

gsmarena_002

Lajmet e fundit>