Harduer

Apple: Nuk ka dëshmi të benzenit në Mac Pro

Oct 3 2008
0 Shpërndarje
Apple: Nuk ka dëshmi të benzenit në Mac Pro

Raporti, që së pari u publikua në Liberation dhe u përcoll nga bloget teknologjike në SHBA, shtjellon erën e rëndë që emetojnë laptopët Mac Pro, që janë ndërtuara para vitit 2008. Një shkencëtar i cituar në atë artikull thekson se erërat përmbajnë disa substanca toksike, duke përfshirë edhe benzenin. Ekspozimi i gjatë ndaj benzenit rrit rrezikun ndaj sëmundjeve, duke përfshirë edhe kancerin.

Megjithëse nuk i hedh poshtë raportet, Apple deklaron se nuk ka gjetur ndonjë dëshmi për të vërtetuar këtë pretendim. “Ne nuk kemi gjetur diçka që vërteton këtë pretendim, por do të vazhdojmë ta hulumtojmë këtë fenomen për hir të konsumatorëve” tha zëdhënësi i Apple Bill Evans, për Macworld.

Gjatë vitit të kaluar Apple ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në largimin e materialeve toksike nga produktet e saj. Në vitin 2007, kompania filloi me largimin e përdorimit të llambave fluoreshentë në LCD-të e saj, për të eliminuar prezencën e mërkurit. Gjatë vitit 2007, në një letër të hapur të politikave ambientale të kompanisë, shefi ekzekutiv Steve Jobs tha se produktet e Apple zbatojnë kufizimet e Bashkimit Evropian mbi materialet kimike, si kadium, krom heksavalent dhe dekabromodifenil eter.

 

Lajmet e fundit>