Lajmet

Apple nuk ofron përkrahje për sistemet e vjetra operative

Jun 3 2012
0 Shpërndarje
Apple nuk ofron përkrahje për sistemet e vjetra operative

Mungesa e përkrahjes së Apple për versionet e vjetra të sistemeve operative Macintosh, po vë në rrezik përdoruesit e sistemit Mac si pasojë e sulmeve kibernetike.

Rreth 670.000 kompjuterë u infektuan në të gjithë botën ku më shumë se 98% e tyre funksiononin me sistemin Mac. ShBA-ja kishin numrin më të madh të kompjuterëve të infektuar (300.917), ndjekur nga Kanadaja (94.625), Mbretëria e Bashkuar (47.109) dhe Australia (41.600). Në prill, disa hulumtues nga Rusia njoftuan se 41.600 kompjuterë me sistemin operativ Mac ishin infektuar nga viruset.

Pavarësisht se Apple ka një siguri të mirë, megjithatë kompania ka nevojë të përmirësoj përkrahjen për sistemet e vjetra operative. Për shëmbull, në maj Apple përfundoi përkrahjen për sistemet 10.5 dhe 10.7. Apple ka ndalur përkrahjen për sistemet e vjetra operative, por ka ende miliona njerëz që vazhdojnë t’i përdorin ato. Kjo do të thotë se, nëse gjenden dobësi në sistem, çdokush mund të jetë i lirë dhe i aftë të infektojë këta kompjuterë.

Për dallim nga Apple, Microsoft ka një përkrahje më të madhe për sistemet e vjetra të Windows XP, pasi ka shumë njerëz që përdorin sistemet e vjetra operative të Microsoft.

Sipas kompanisë Kaspersky, Apple duhet të ndjek shembullin e Microsoft për sigurinë e sisteme operative. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>