Harduer

Apple nuk shet më modelet në ngjyrë të kuqe të iPhone 7 dhe 7 Plus

Sep 14 2017
0 Shpërndarje
Edhe pse modelet në ngjyrë të kuqe janë tërhequr, Apple ende do të shesë modelet në ngjyrë gri, artë, zezë mat dhe zezë me shkëlqim. Apple nuk shet më modelet në ngjyrë të kuqe të iPhone 7 dhe 7 Plus

Me prezantimin e iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X, Apple në heshtje të plotë tërhoqi modelet iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus në ngjyrë të kuqe të cilët u prezantuan për herë të parë në Mars të 2017-ës, gjashtë muaj nga debutimi i modelit të parë.

Dy telefonët erdhën për të përkujtuar 10 vjetorin e një bashkëpunimi mes Apple dhe RED për të parandaluar përhapjen e HIV/AIDS në Afrikë.

Edhe pse modelet në ngjyrë të kuqe janë tërhequr, Apple ende do të shesë modelet në ngjyrë gri, artë, zezë mat dhe zezë me shkëlqim. iPhone 7 do të kushtojë 549 dollar për modelin 32GB ndërsa iPhone 7 Plus 669 dollar.

Apple do të vazhdojë gjithashtu të shesë aksesorët në ngjyrë të kuqe. Konkretisht Apple Watch Classic 38mm dhe 42mm do të ofrohet me rripa prej ngjyre të kuqe.

Kompania prezantoi edhe një këllëf në ngjyrë të kuqe për iPad Pro dhe një Apple Pencil. Një pjesë e fitimeve gjeneruar nga këto produkte dërgohen tek Global Fund, një fondacion i cili lufton AIDS në Afrikë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>