Lajmet

Apple nuk do të lejojë gërmimin e monedhave kriptografike në iPhone

Jun 11 2018
0 Shpërndarje
Një seksion i ri dedikuar monedhave kriptografike është pjesë e udhëzuesit. Pesë rregullat e reja ndalojnë gërmimin në macOS, iOS, tvOS dhe watchOS. Apple nuk do të lejojë gërmimin e monedhave kriptografike në iPhone

Pasi hoqi në muajin Mars aplikacionin Calendar 2 për kompjuterat Mac sepse gërmonte monedha kriptografike në sfond, Apple rishikoi politikat e përdorimit të App Store duke ndaluar këtë fenoment në të gjitha platformat e Apple.

Një seksion i ri dedikuar monedhave kriptografike është pjesë e udhëzuesit. Pesë rregullat e reja ndalojnë gërmimin në macOS, iOS, tvOS dhe watchOS.

Megjithatë Apple do të lejojë monedhat kriptografike në platformë dhe qëllimi i vetëm është ndalimi i individëve që duan të shfrytëzojnë konsumatorët e App Store.

Duke qenë se App Store virtualisht është i vetmi vend ku mund të shkarkohen aplikacione për iPhone, iPad, iPod, Apple TV, Apple Watch, vendimi i Apple ndalon përgjithnjë gërimin e monedhave kriptografike.

Në macOS përdoruesit mund të marrin aplikacione jashtë Mac App Store. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>