Lajmet

Apple nxjerr iOS 8.0.2 për të rregulluar problemet e përditësimit të mëparshëm

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Apple nxjerr iOS 8.0.2 për të rregulluar problemet e përditësimit të mëparshëm

img_3396Apple ka nxjerrë më në fund iOS 8.0.2 për rregullimin e problemeve që u hasën në përditësimin e mëparshëm veçanërisht në iPhone 6 dhe 6 Plus. Versioni i ri ndër të tjera, përfshin të gjitha HealthKit dhe rregullimin e tastierës si dhe aftësinë për të bërë thirrje telefonike dhe për tu lidhur me rrjete të caktuara.

Apple tha pas heqjes së iOS 8.0.1 se përditësimi i ri do të vinte në disa dite, dhe i këshilloi përdoruesit të shkonin sërish tek iOS 8 derisa kjo të ndodhte. Sot, përditësimi ka dalë dhe mund të instalohet. Apple gjithashtu deklaroi për CNBC se “më pak se 40.000 pajisje” u prekën nga problemet e iOS 8.0.1.

Përditësimi i ri përmban:

* Rregullim të problemeve të iOS 8.0.1 si “touch ID” dhe të tjera që ndikuan në lidhjen e pajisjeve me networks në iPhone 6 dhe 6Plus.

* Rregullim të problemeve me aplikacionet HealthKit, që tashmë mund të gjenden në AppStore.

* Rregullim të problemit ku tastierat e palëve të treta mund të ç’selektohen kur përdoruesi vendos një fjalëkalim.

* Rregullim të problemit që ndalonte aksesin e disa aplikacioneve tek fotot.

* Përmirësim të besimit në arritjen e aksesimit të funksioneve të iPhone 6 dhe 6Plus.

* Rregullim të problemit që mund të sillte të papritura në kohën e marrjes së mesazheve SMS/MMS.

* Suport më të mirë të disa aplikacioneve.

* Rregullim të problemit gjatë të cilit zilet e telefonëve shpeshherë nuk rifitoheshin pas” iCloudbackups”.

* Rregullim të problemit që ndalonte shkarkimin e fotove ose të videove nga Safari. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>