Lajmet

Apple ofron aplikacione falas me rastin e 5-vjetorit të App Store

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Apple ofron aplikacione falas me rastin e 5-vjetorit të App Store

5 yrs app storeApple App Store feston sot ditëlindjen e 5-të prandaj ka vendosur që të ofrojë pa pagesë disa prej aplikacioneve të saj të kushtueshme ku përfshihen dhe ato popullore dhe disa lojëra.

Apple ka shumë për të festuar pasi ky 5-vjeçar ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për kompaninë, por edhe për botën mobile në përgjithësi. Tashmë është e mundur që telefonët të mos përdoren vetëm për të telefonuar apo për të naviguar në Internet, por edhe për shumë funksione më tepër. Apple ishte kompania që vendosi standardin e dyqaneve on line të aplikacioneve dhe mbi të gjitha bëri aplikacionet e aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit.

Tim Cook, CEO i Apple është shprehur: “Asgjë e ngjashme me App Store nuk ka ekzistuar para se ky dyqan të ndryshonte botën rrënjësisht”.

Aktualisht Apple disponon disa shifra shumë interesante në lidhje me App Store:

– Disponon plot 900 000 aplikacione

– Janë kryer mbi 50 miliard shkarkime aplikacionesh

– Në total Apple ka paguar një shumë prej 10 miliard $ ndaj zhvilluesve të aplikacioneve.

Ja cilët janë aplikacionet pa pagesë:

Barefoot World Atlas

Day One (Journal/Diary)

How to cook everyhing

Traktor DJ for iPhone

Lojërat që ofrohen pa pagesë:

BadLand

Infinity Blade II

Superbrothers: Sword & Sworcery EP

Tiny Wings

Where’s My Wate (PCWorld Albanian)

app store

Lajmet e fundit>