Lajmet

Apple ofron shpërblim për personin që bën shkarkimin e 50 miliardtë të aplikacioneve

May 6 2013
0 Shpërndarje
Apple ofron shpërblim për personin që bën shkarkimin e 50 miliardtë të aplikacioneve

app_storeApple po i afrohet 50 miliardë shkarkimesh të aplikacioneve të saj në dyqanin online App Store.

Me rastin e kësaj arritjeje, kompania do të shpërblejë personin që do të bëjë shkarkimin e 50 miliardtë në dyqanin e saj duke dhënë një dhuratë në formë cash.

Personi që do të bëjë shkarkimin e 50 miliardtë do të përfitojë 10 000 $ në formën e një Gift Card. Paratë mund të shpenzohen për të blerë aplikacione të tjera në App Store.

Ndërkohë, 50 personat që shkarkojnë aplikacionet pas arritjes së numrit 50 miliardë, do të përfitojnë 500 $. Për të festuar këtë arritje, Apple ka publikuar një faqe të veçantë e cila numëron aplikacionet e shkarkuara.

Deri tani ky numër është afërsisht 49,247,000,000. Për të hyrë në shorte nuk ka nevojë të bëhet asnjë pagesë. Mjafton të plotësoni këtë formular.

Sipas zhvilluesve të aplikacionëve, Google Play ekspozon shumë informacione personale

Apple-it iu deshën pesë vjet për të arritur 50 miliardë shkarkime që prej lançimit të App Store në 2008-n.

Numri 25 miliardë u arrit në mars 2012, ndërkohë që 40 miliardë u arritën në janar 2013. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>