Lajmet

Apple organizon Media Event me 9 Shtator

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Apple organizon Media Event me 9 Shtator

Apple nuk pranoi të tregoj se çfarë produktesh do të zbuloj me rastin e këtij evenimenti, që do të mbahet me 9 Shtator, për të cilën janë njoftuar dhe janë ftuar anëtarët e medieve përmes email-it.

Në ftesë figuronte një iPod dhe një frazë “Është vetëm rock and roll, por ne na pëlqen”.
 

Apple ka lansuar modelin iPod touch në vitin 2007 dhe iPod nano në 2005. Kësaj radhe ekspertët presin nga Apple që të zbulojë që këto dy modele të dalin me kamera digjitale, dhe gjithashtu mendojnë se ka mundësi që iPod touch të ketë edhe video kamerë.
 
Apple e dominon tregun për media player, edhe pse rritja është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme. Kompania ka shitur 10.2 milion iPod në çerekun e muajit Gusht, 7% më pak se vitin e kaluar.

Nga Apple poashtu pritet që të shfaq gjeneratën e nëntë e iTunes.

Lansimet e produkteve në Apple janë disa prej datave më të rëndësishme të kalendarit zyrtar të kompanisë. Gjithashtu, ka spekulime, që i japin mundësi një paraqitjeje të Shefit Ekzekutiv Steve Jobs në këtë eveniment, i cili nuk është shfaqur para medieve prej kohës kur iku për shkaqe shëndetësore.

Kompania refuzon të pranoj se Steve Jobs do të shfaqet në këtë mbrëmje. Jobs është rikthyer në fund të Qershorit, pas gati 6 muajve mungese, me ç’rast pati ndërhyrje kirurgjike dhe i është transplantuar mëlçia.

Shumë njohës të Apple, po presin me padurim që të shohin nëse kompania do të prezantoj produktin e shumëpritur “tablet device”. Por analistët thonë se i ashtuquajturi “iPad” nuk do të shfaqet deri në fund të këtij viti.

Eventi do të mbahet të mërkurën e ardhshme në San Francisko në Teatrin e Arteve në Yerba Buena Center.

Lajmet e fundit>