Siguri

Apple OS X dhe Windows kanë nivel të barbartë të sigurisë

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
Apple OS X dhe Windows kanë nivel të barbartë të sigurisë

Por këtë mendim nuk e ka analisti i cyber-sigurisë Hemanshu Nigam, i cili thekson se OS X vuan nga po aq “shumë lëshime” si Windows.

“Duke sugjeruar se Apple ende nuk merr virusa, kjo ofron për ne dhe për përdoruesit një ndjenjë tërësisht false të sigurisë. Kjo është shumë tërheqëse për hakerët. Ata mund ta shëndërrojnë këtë në sfidë dhe mund të fillojnë të shfrytëzojnë përdoruesit e Apple” tha Nigam për CNN.

“Komuniteti i hakerëve koncentrohet në kompani që janë në maje të sektorit të tyre. Apple ka fituar pjesëmarrje të mjaftueshme sa që ka arritur të fitojë vëmendjen e hakerëve”.

Megjithatë, Ngam shtoi se Apple së fundi ka mbajtur një aftësi për “të ndryshuar” situatën, nëse shpreh një dëshirë për këtë.

“Nëse nuk e bënë këtë, ajo rrezikon dëmtimin e reputacionit të saj ndaj liderit të kahmotshëm, Microsoft”.

Kevin Haley, drejtor pranë Symantec Security Response, shprehu deklarata të ngjashme.

“Pjesëmarrja e tregut është mjaftë shenjë e mirë rreth asaj se kujt do t’i kapen hakerët. Hakerët motivohen nga të hollat, kështu që ata kanë nevojë të kenë qasje në shumicën e llogarive të njerëzve” u shpreh ai.

Lajmet e fundit>