Blog

Apple paditet në gjykatë nga një kompani Japoneze për termin “animoji”

Oct 23 2017
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i Emonster Enrique Bonansea filloi një aplikacion në 2014-ën të quajtur Animoji dhe regjistroi një markë me këtë emër. Apple paditet në gjykatë nga një kompani Japoneze për termin “animoji”

Një kompani japoneze softueri do të padisë Apple në një gjykatë Amerikane lidhur me të drejtat e përdorimit të termi “animoji” duke thënë se kompania teknologjike Amerikane e kishte vjedhur për iPhone X.

Emonster KK paditi Apple të Mërkuren në një gjykatë federale në San Francisco, duke thënë se zotëronte të drejtat e përdorimit të “animoji” dhe përdorimi i tij nga ana e Apple përbën shkelje.

Me këtë funksionalitet përdoruesit mund të kapni mimika të ndryshme të fytyrës duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Shefi marketingut pranë Apple Phil Schiller lavdëroi pafund këtë funksion më 12 Shtator gjatë prezantimit të iPhone X dhe e quajti një eksperiencë të mrekullueshme për të komunikuar me miqtë dhe familjen.

Shefi ekzekutiv i Emonster Enrique Bonansea filloi një aplikacion në 2014-ën të quajtur Animoji dhe regjistroi një markë me këtë emër.

Sipas tij Apple ka patur dijeni të aplikacionit të Emonster sepse figuron edhe në Appe Store.

Investitorët e shohin iPhone X, i cili kushton 999 dollar, si një mundësi e artë e Apple për të rifreskuar linjën e telefonëve inteligjentë që kanë ngelur pas rivalëve sa i takon funksionaliteteve.

iPhone X ka ngarkim wireless, kamera infra të kuqe dhe harduer për njohjen e fytyrës i cili zëvendëson skanerin e shenjave të gishtërinjve për kyçjen e telefonit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>