Harduer

Apple paditet në gjykatë për ngadalësimin e qëllimshëm të iPhone

Dec 23 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa kompania u justifikua se kjo është bërë për të mbrojtur konsumatorët, Apple për asnjë moment nuk vuri në dijeni përdoruesit. Apple paditet në gjykatë për ngadalësimin e qëllimshëm të iPhone

Më 20 Dhjetor Apple pranoi se ka ngadalësuar qëllimisht iPhone me bateri të vjetra për ti mbajtur ato në funksion për një kohë më të gjatë.

Ndërsa kompania u justifikua se kjo është bërë për të mbrojtur konsumatorët, Apple për asnjë moment nuk vuri në dijeni përdoruesit.

Ca kritikë vunë re ngadalësim të iPhone pas disa përditësimeve, dhe përdoruesit në mbarë botën u tronditën nga gjetjet e një kërkimi i cili provonte makthin e tyre: Ngadalësimi i qëllimtë i iPhone është i vërtetë.

Të Premten dy padi shkuan në drejtim të Apple të cilat dënonin këtë praktikë duke pretenduar se veprimet e kompanisë kanë detyruar përdoruesit të blejnë telefonë të rinj.

Konsumatorët nuk janë të bindur në sinqeritetin e motiveve të kompanisë. Në njërën prej padive shkruhej: “përditësimet iOS janë krijuar pikërisht për këtë gjë, për të detyruar me forcë përdoruesit e iPhone të blejnë modelet më të fundit të ofruar nga Apple.

Apple ende nuk ka komentuar mbi ngjarjet e fundit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>