Biznes

Apple paditet për rritje të çmimit të librave elektronikë

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Apple paditet për rritje të çmimit të librave elektronikë

ipadmini_0115.0_standard_640.0Apple është pajtuar që të mbajë një seancë gjyqësore me konsumatorë dhe shtetet e SHBA-së kundër kompanisë për bashkëpunimin e bërë për të rritur çmimin e librave elektronikë. Kushtet e kësaj seance nuk janë bërë publike.

Avokati Steve Berman, i cili përfaqëson paditësit, ka thënë që Apple duhet të paguajë 840 milionë dollarë, ose trefishin e shumës që kishte fituar kompania sipas vlerësimeve të tij nga çmimet e rritura të librave elektronikë. Seanca është vendosur të mbahet muajin e ardhshëm.

Padia erdhi nga vendimi i vitit 2013 kundër Apple në të cilin gjykatësja nga Gjykata e Qarkut, Denise Cote gjeti që kjo kompani ishte fajtore për bashkëpunimin me botues të librave për t’i mbajtur çmimet e tyre më lart se sa librat me çmim të ulur për Kindle, të cilët dëshironte t’i ofronte Amazon.

Apple do të vazhdojë të bëjë kërkesë për shqyrtim të këtij vendimi dhe Berman thotë në një letër drejtuar gjykatëses Cote që pagesa përfundimtare do të varet nga ky apel i kompanisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>