Lajmet

Apple paralajmëron eventin iPhone 4.0 me 8 prill

Apr 5 2010
0 Shpërndarje
Apple paralajmëron eventin iPhone 4.0 me 8 prill

Apple ka bërë të ditur se me 8 prill do të ofrojë një shikim të shkurtër publik në sistemin operativ iPhone 4.0. Lajmi arrin në momentin më të mirë pasi që e tërë vëmendja është rreth Apple, pas lansimin të suksesshëm të tablet kompjuterit të saj gjatë ditës së shtunë.

Çka mund të presim nga ky event? Sipas të gjitha gjasave nëse keni përcjellë thashethemet dhe lajmet rreth Apple, sigurisht që keni dëgjuar se multitaksing më në fund do të paraqitet për iPhone. Sipas burimeve anonime të AppleInsider, mutlitasking ka qenë një veçori e shumëkërkuar në sistemin operativ iPhone dhe nëse thashethemet dalin të vërtetat, Apple më në fund duket se ka gjetur një metodë për ta ofruar këtë veçori. 

Gjithashtu sipas raportit të AppleInsider, versionet pre-release të iPhone 4.0 tregojnë një inbox global që bashkon llogari të shumta e-maili në një pamje të unifikuar, plus aftësinë për të shtuar emra specifik të kontakteve si ikona në pamjen kryesore të iPhone. Ka mundësi që këto veçori të largohen para eventit të Apple, por duket se janë shtesa interesante për të sjellë freskim në sistemin operativ iPhone.

Padyshim duket se navigimi me GPS do të jetë i pranishëm në versionin 4.0. Duket pasur parasysh se Google ofron navigim GPS me zë pa pagesë dhe kthesë-më-kthesë, në celularët Android dhe gjithashtu Nokia ofron veçori të njëjtë pa pagesë për disa pajisje të shumta, presioni është bartur mbi supet e Apple për të ofruar diçka të ngjashme. Apple ka blerë një kompani me harta të quajtur Pacebase gjatë verës së kaluar dhe gjithashtu ka shpallur një konkurs për pozitën e një inxhinieri për të ndihmuar në përgatitjen e një aplikacioni për hartat për iPhone. Duket se është ndërtuar bina për ndryshime të mëdha në iPhone Maps, dhe shpresojmë se navigimi GPS është në mesin e tyre.

Duhet të theksohet se eventi i Apple i skalitur me datë 8 prill ka si synim të vetëm sistemin operativ iPhone, e jo harduerin. Kështu që mos prisni të dëgjoni diçka rreth Verizon iPhone apo gjeneratat e ardhshme të iPhone. Sikurse që bëri Apple me 3.0 OS në mars të vitit 2009, dh më pas shpalosi iPhone 3GS në qershor, çfarëdo lajmi rreth harduerit ende është muaj larg.

Lajmet e fundit>