Lajmet

Apple paraqet gjuhën e re programuese Swift

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Apple paraqet gjuhën e re programuese Swift

14144853469_df314e50a0Apple paraqiti disa veçori të reja për konsumatorë në OS X dhe iOS gjatë ditës së diel, por njëra nga lajmërimet më të mëdha për zhvillues do të mund të ishte gjuha e vet e re programuese, Swift. Craig Federighi e lajmëroi atë, duke thënë që Apple është duke bërë përpjekje për ta ndërtuar një gjuhë që nuk e ka “bagazhin” e Objective-C, që është gjuhë programuese e cila erdhi nga NeXT që ka formuar bazat për OS X dhe iOS. Koduesit do të jenë në gjendje që të shohin rezultatet e programimit të tyre në kohë reale, gjersa e shkruajnë kodin dhe me siguri do të jetë një programim më i shpejt se sa ai i bërë duke përdorur Objective-C.

Në njoftimin për shtyp duke theksuar lajmërimin e iOS 8, Apple thotë rreth lëshimit të gjuhës së re programuese, Swift: “Swift është një gjuhë e re e fuqishme programuese për iOS dhe OS X që e bën më të lehtë se kurdoherë më parë për zhvilluesit për të krijuar aplikacione të pabesueshme. I dizajnuar për Cocoa dhe Cocoa Touch, Swift kombinon funksionimin dhe efikasitetin e gjuhëve të kompiluara me thjeshtësinë dhe interaktivitetin e gjuhëve të popullarizuara “skriptuese”. Nga dizajni, Swift i ndihmon zhvilluesit që të shkruajnë kod më të sigurt dhe më të besueshëm duke eliminuar kategori të tëra të gabimeve të zakonshme në programim dhe bashkë-ekziston me kodin Objective-C, kështu që zhvilluesit me lehtësi mund ta integrojnë Swift-in në aplikacionet e tyre ekzistuese. Xcode Playgrounds e bën shkrimin e kodit Swift në mënyrë shumë interaktive duke shfaqur në çast rezultatin e kodit nga Swift.

Për t’iu mundësuar zhvilluesve që me lehtësi të punojnë në aplikacionet e tyre, kodi nga Swift mund të jetojë përgjatë kodit C dhe Objective C në të njëjtin aplikacion. Ende jemi larg që t’i shohim rezultatet nga ky kod i ri, por është diçka të cilën zhvilluesit e kanë pritur për një kohë të gjatë. Për ata që duan të mësojnë më tepër për gjuhën e re programuese të Apple, kompania ka publikuar një libër udhëzues prej 500 faqesh në iBooks Store dhe koduesit mund të fillojnë që tani – Swift është përfshirë në Xcode 6 beta, të cilin zhvilluesit mund ta shkarkojnë që tani. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>