Biznes

Apple patenton kthimin virtual të faqeve

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Apple patenton kthimin virtual të faqeve

Apple është tashmë “pronari” i kthimit të faqeve në mënyrë virtuale. Në patentën e aprovuar këtë javë nga United States Patent Office, Apple-t iu dha patenta për dizajnimin e ekranit me grafika të animuara për kthimin e faqeve.

Patenta shoqërohet edhe me një ilustrim me tre imazhe: e para me cepin e fletës që është pak i kthyer, e dyta me fletën në mes dhe e treta me faqen e kthyer totalisht.

Kjo është një karakteristikë që u përdor në iBooks dhe librat në përgjithësi.

Patenta është një nga 38 patentat e tjera që iu dhanë kompanisë këtë javë. New York Times vë në dukje faktin se kjo nuk është patenta e parë “kaq e dukshme” që i është dhënë Apple.

Kompanisë i është dhënë më parë një patentë për ikonën e notave muzikore që prezantojnë iTunes-in si dhe shkallët prej xhami që përdor në dyqanet e saja.

Gjatë viteve të fundit, Apple ka bërë shumë bujë në përfshirjen e shpeshtë nëpër gjyqe, pikërisht për shkak të patentave. Ata kanë hedhur herë pas here në gjyq kompanitë e tjera teknologjike.

Rasti më i bujshëm ishte me Samsung-un këtë vit, kur këta të fundit u dënuan me 1 miliardë $ dëmshpërblim, ndërkohë që rasti i fundit ishte këtë javë me HTC, të cilët duhet t’i paguajnë Apple-t 6 $ – 8 $ për çdo telefon të shitur Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>